Klubi i Interit dhe Mauro Ikardi janë përfshirë në një krizë totale. Fillesa e konfliktit ishte kërkesat e argjentinasit për një pagë sezonale prej 12 milionë eurosh në sezon në këmbim të rinovimit të kontratës.
Sipas medieve italiane klubi oferta maksimale e klubit ka qenë 7.5 milionë euro në sezon, pagë kjo që do ta rendiste atë të dytin në renditjen e lojtarëve më të paguar në kampionatin italian, pas Kristiano Ronaldos.
“Eurosport” ka bërë një renditje të lojtarëve më të paguar të në Serie dhe me pagën aktuale, Ikardi renditet në vendin e pestë. Fakt tjetër interesant i kësaj liste është në shtatë vendet e para Juventuesi ka një supremaci të frikshme me gjashtë lojtarë.
Lojtari | Paga vjetore (pas taksimit)
1.Kristiano Ronaldo – 31 milionë €
2.Paolo Dibala – 7 milionë €
3.Miralem Pjaniç – 6.5 milionë €
4.Xhanluixhi Donaruma – 6 milionë €
5.Duglas Kosta – 6 milionë €
6.Leonardo Bonuçi – 5.5 milionë €
7.Emre Çan – 5 milionë €
8.Lorenco Insinje – 4.6 milionë €
9.Mauro Ikardi – 4.5 milionë €