Lojtarët i vihen kundër, Murinjo në fije të perit

Humbja 3-1 në transfertën ndaj Brajtonit ka bërë që situata te “Djajtë e Kuq” të bëhet alarmante. Medie të ndryshme në Angli po raportojnë se situata në dhomat zhveshjes është kritike me teknikun Murinjo, i cili po humbet mbështetjen e lojtarëve.

Mesa duket Murinjon vazhdon ta ndjekë “mallkimi i sezonit të tretrë”. Një teori kjo në formë shakaje që ka marrë shumë vëmendje, pasi në dy eksperiencat e tij të shkuara, te Real Madrid dhe Çelsi, Murinjo është shkarkuar ose ka ndërprerë bashkëpunimin.

Përveç marrëdhënies së keqe me lojtarët Murinjo ka një raport aspak të mirë dhe me shefin e përgjithshëm të klubit Ed Uduard, të cilën e fajëson për merkaton e dobët, ku vetëm Fred dhe Dalot erdhën si përforcime. Ditën e hënë Junajtid pret në “Old Trafford” Totenhemin. Një sfidë kjo që mund të vendosë shumë për të ardhmen e portugezit në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online