Liverpuli është spektakolar, Shaqiri supergol ndaj Mançester Junajtid

Zhoze Murinjo e dinte dhe e tha troç, turne të tillë miqësore, duke luajtur me të rinjtë, janë pa asnjë vlere dhe rrezikohen humbje të thella.

Një e tillë erdhi sot, 4-1 nga Liverpuli i Jyrgen Klopit, që është goxha më përpara, në çdo drejtim. Një fitore pa vlerë, sepse ishte miqësore korriku, por pas ngacmimeve të ditëve të fundit me siguri Klop e ka shijuar hakmarrjen e tij.

Murinjo kishte shumë pak emra të njohur në dispozicion, duke besuar te forma e Sançez apo Mata, por mbrojtja ishte e zbuluar, ndaj një Liverpuli që sulmonte me Mane e Salah.

Mane shënoi nga pika e bardhë në minutën e 28-të, por tre minuta më vonë barazoi Pereira, i shkëlqyer këto javë për Junajtid.

Megjithatë, dominimi i Liverpulit ishte i dukshëm, në një stadium me 100.000 tifozë në Miçigan.

Edhe pse deri në minutën e 65-të Klop i zëvendësoi të gjithë, ritmi nuk ndryshoi dhe Starixh shënoi në minutën e 66-të, një minutë pasi u fut. Pasimi final ishte i Shaqirit, i cili u fut në pjesën e dytë dhe dhuroi spektakël.

Në minutën e 74-t Oxho nga pika e bardhë nuk gaboi për The Reds, ndërsa në minutën e 82-të Shaqiri shënoi golin e parë si “Red” dhe çfarë goli, me një roveshatë fantastike. Fund, Liverpuli është gati, Junajtid jo…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online