Klop është fantastik: vizitë surprizë, birra dhe këngë me tifozët!

A ekziston një trajner më simpatik se Jyrgen Klop? Trajneri i Liverpulit është një personazh i jashtëzakonshëm, i cili nuk e humbet kurrë sensin e humorit, aq sa edhe pas humbjes në finalen e Ligës së Kampioneve u filmua duke kënduar me tifozët në orët e para të mëngjesit.

Dje gjermani kishte shkuar në Miçigan dhe u bëri një surprizë tifozëve të Liverpulit që e kanë ndjekur ekipin në turneun amerikan.

Në Miçigan, në një pab ku ishin mbledhur tifozët e Liverpulit dhe këndonte Xhemi Uebster, i cili është autori i një riprodhimi të këngës ‘Allez, Allez, Allez’, kënga që u prëdor nga Liverpuli për ndeshjet në Champions sezonin e shkuar.

Një surprizë e paharrueshme për tifozët dhe për Uebster, pasi Klop këndoi së bashku me tifozët e mahnitur dhe si një gjerman i vërtetë nuk ia përtoi të pinte disa birra.

Edhe para pak ditësh Klop u bë protagonist i një videoje spektakolare, sepse pas ndeshjes kundër Sitit u fut në mes të konferencës për shtyp të Guardiolës, i cili u çua dhe u largua mes të qeshurave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online