Matia De Ligt është mbrojtësi që ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane. E duan në Itali, Angli, Gjermani dhe Spanjë, por për ta pasur në skuadër kushdo duhet rë paguajë një shifër të “majme” tek Ajaksi. Barcelona shikohet si destinacioni më i mundshëm, ndërkohë që e do edhe Liverpuli.
Jap Stam, një legjendë e futbollit holandez, i cili ka provuar Premier Ligën dhe Serinë A, duke fituar gjithçka, ka një këshillë për De Ligt. Sipas tij, e rëndësishme është që holandezi të zgjedhë atë ekip që i jep mundësinë të luajë titullar. Mes Liverpulit dhe Barcelonës ai i këshillon këta të fundit.
“E rëndësishme është që të luajë dhe De Ligt duhet të gjejë një skuadër që e merr atë për ta pasur titullar. Barcelona ka treguar se ka nevojë për përforcime në mbrojtje, sidomos pas asaj humbjeje me Liverpulin. Duhet kuptuar edhe si ata duhet t përforcohen dhe De Ligt do të ishte një goditje e madhe për ta”, shprehet Stam për DAZN.
Më tej ai vijon të flasë, teksa shton: “Do ishte interesante ta shihje atë duke konkurruar në një kampionat më të fortë, javë pas jave. Gjithashtu flitet edhe për Liverpulin, një ekip ku do të gjente Van Dajk. Ai është një yll dhe një shok skuadre i tij në kombëtare. De Ligt atje duhet të merret me lojtarë të cilësisë së lartë, si Lovren dhe Matip. Nuk e di nëse ai do të ishte menjëherë titullar. Cilësitë për t’u bërë i rëndësishëm menjëherë i ka, por në kampionate të tilla mjaft të forta është shumë më e vështirë se në Holandë”.