Nikolas Pepe është një ndër sulmuesit më të kërkuar në merkato. Lojtari nga Bregu i Fildishtë pëlqehet shumë nga Bajern Mynih dhe Liverpul. Bavarezët e ndjekin prej kohësh dhe kanë nisur negociatat me të, ndërsa Jurgen Klop synon ta transferojë në Anfield.
Garës i është bashkuar së fundmi edhe Mançester Junajtid, por mesa duket është tepër vonë. Sipas raportimeve të The Sun, Pepe e ka marrë vendimin për të ardhmen. Ai dëshiron me çdo kusht Bajernin dhe pritet të transferohet te kampionët e Bundesligës.
Afrikani shënoi 23 gola në këtë sezon me Lilën dhe dhuroi shumë asiste për shokët e ekipit. Përveçse rolin e qendërsulmuesit, Pepe mund të luajë edhe në krahun e djathtë të sulmit. Tani pritet vetëm akordi i drejtuesve të Bajernit me homologët francezë.