Lioni u mund dje nga Nanta në transfertë me rezultatin 2-1. Një eurogol i belgut Limbombe shtatë minuta nga fundi i dhuroi fitoren ekipit vendas. Për habinë e të gjithëve në fushë u paraqit një skuadër e arnuar, ku mungonin 4 lojtarë titullarë.
Kaq mjaftoi që gazetarët francez të futeshin në punë e të zbulonin arsyen e mungesave të Fekir, Memfis Depaj, Marselo dhe Ferland Mendis. Të katër futbollistët ishin përfshirë në një sherr në stërvitje dhe klubi i dënoi, duke i ulur në stol në ndeshjen e një nate më parë.
Fillimisht, duket se incidente ka pasur mes Mendi dhe Depaj, ndërsa pak çaste më vonë edhe Fekir e Marselo kanë shkëmbyer grushte mes njëri-tjetrit.