Mahnitet nga tifozët e Bokës, arbitri bën gjestin e bukur

Boka Zhuniors nuk hasi probleme për të mposhtur bolivianët e Vilstermanit me rezultatin 4-0. Mitiku “La Bombonera” ishte i zjarrtë si gjithmonë për duelin e Kupës Libertadores. Nuk munguan as reshjet e shiut, por tifozët unikë argjentinas nuk i ndal asgjë.

Dario Benedeto humbi një penallti në minutën e 32-të, por Reinoso zhbllokoi shifrat katër minuta më vonë. Benedeto gjeti golin në pjesën e dytë, sërish nga pika e penalltisë, ndërsa në fund erdhën golat e Zarates dhe autogoli i Aleks Silvës.

Protagonisti i ndeshjes u bë arbitri kryesor. Peruani Diego Haro i befasoi të gjithë në fund të takimit me gjestin e tij të bukur. Ai mbeti i mahnitur nga pasioni i madh i tifozëve vendas pavarësisht motit të keq. Haro shkoi drejt një tifozi të Bokës, i cili gjendej në rreshtin e parë afër fushës, dhe i dhuroi kartonët e verdhë.

Siç raporton argjentinasja “Ole”, Matiasi i vogël, përveçse një tifoz i thekur, luan me moshat e Bokës. Ai iku i lumtur në shtëpi për fitoren e ekipit të zemrës dhe dhuratën e marrë nga arbitri. Tashmë i mbetet të punojë fort për të realizuar ëndrrën që një ditë të zbresë në “La Bombonera” me ngjyrat e Bokës së tij të dashur mbi supe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online