Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, shënoi të dy golat në takimin e sotëm kundër Eibarit, që u mbyll në barazim 2-2. Argjentinasi realizoi të dy golat brenda dy minutave, duke shokuar vendasit. Këto dy gola, e çuan “Pleshtin” në kuotën e 36 golave këtë sezon në La Liga, duke fituar “El Pichichin” numër 6 në karrierë.
Mesi barazon kështu rekordin e Telmo Zarra, që po ashtu e ka fituar 6 herë çmimin e golashënuesit më të mirë në kampionatin spanjoll. Mesi është shpallur golashënues në La Liga në sezonin 2009-10 (34 gola), 2011-12 (50 gola), 2012-13 (46 gola), 2016-17 (37 gola), 2017-18 (34 gola) dhe 2018-19 (36 gola). Fenomen…