Një histori hirusheje nga Polonia, klubi modest shpallet kampion

Kampionati polak shquhet për faktin se është një ndër më të paparashikueshmit në Europë. Megjithatë, askush nuk do ta kishte parashikuar atë që ndodhi këtë sezon. Skuadra e Piast Glivices është shpallur për herë të parë kampione e Polonisë, duke lënë pas gjigantët e Legias së Varshavës të cilën kanë një buxhet 7 herë më të madh (35 milionë euro).

Skuadra modeste arriti të siguronte mbijetesën në javën e fundit të sezonit të shkuar, ndërsa një vit më vonë situata ndryshoi krejtësisht. Pavarësisht një buxheti relativisht të vogël dhe një kontingjenti të limituar lojtarësh, Piast ia doli të shkruante historinë, duke na dhënë sërish një mësim të vyer: Paratë nuk janë gjithçka në futboll.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online