Gatuzo: “Falënderoj Donarumën. Sezonin e ardhshëm do të jem në stol, diku!”

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, foli për mediat pas fitores ndaj Frozinones në San Siro: “Do të jemi në Champions për të paktën 45 minuta. Ishte një ndeshje e çuditshme, plot ulje-ngritje, si sezoni ynë. Frozinone luajti ndeshjen që duhej të luante, falënderojmë Donarumën për pritjen e penalltisë, më pas u zhbllokuam. Le të shpresojmë te fitorja e Juves, do ishte një dhuratë e bukur”.

Sezoni – “Është folur shumë këto muaj, nga turneu në Amerikë e tutje duhej të isha larguar nga puna, por unë gjykohem nga pikët dhe rezultatet. Kemi bërë shumë, meritë e djemve, që më kanë ndjekur. Ndoshta nuk u paraqitëm si duhej në momentin vendimtar, me ato 5 pikë në 7 ndeshje, kemi shumë përgjegjësi, por në përgjithësi kemi bërë mirë, me përjashtim të eliminimit në Europa League”.

E ardhmja – “Kjo punë më pëlqen, jam pak i zoti, por e di që duhet të përmirësohem shumë. Shpresoj të vazhdoj këtu, nëse nuk do ndodhë jeta vazhdon. Nuk do kthehem të shes peshk në dyqanin tim, do punoj sërish si trajner. Mendoj se kam bërë gabime, por edhe disa gjëra pozitive, ndaj do të vazhdoj me këtë profesion. Falënderoj tifozët për koret për mua, më vjen keq që nuk jemi kualifikuar ende në Champions, sepse këtë sezon kemi pasur 1 milion tifozë në San Siro, e pabesueshme”.

Donaruma dhe Suso: “Xhixhio ka lindur me ato dhunti, por duhej të hiqte ndonjë ves të tepërt. Ndryshimi i trajnerit të portierëve e ka ndihmuar shumë, por edhe ai ka meritë. Nëse ia del të paraqitet mirë edhe në Champions… Suso? Nuk mund të jesh gjithnjë në maksimum, çdo lojtar ka karakteristikat e tij. Deri para 3 javësh më kritikonit pse e fusja, tani e duartrokisni”.

Spal në javën e fundit: “Do jetë shumë e vështirë në Ferrara, por më pëlqen kështu, kam respekt për skuadra që luftojnë pa parë në fytyrë askënd. Në të shkuarën shpesh ndeshjet e fundit luheshin çuditshëm, tani askush nuk e vret mendjen dhe nuk hap rrugë, më mirë kështu”.

Napoli-Inter: “Do e shoh me stafin, në stadium. Nëse shoh ndonjë gjë të dyshimtë, do largohem. Më dhemb koka edhe kështu…”.

Abate luajti ndeshjen e fundit në San Siro: “Ka qenë me fat në një drejtim, i ka marrë ca shpulla, në qafë, në shpinë, në fytyrë, ka qenë i nxirë për ditë të tëra. Ky ka qenë fati i tij. Më ka dhënë shumë, këto 18 muaj së bashku shpesh më ka qetësuar kur isha tym. Abate është shembulli se në futboll mund të përmirësohesh gjithnjë: më parë e fishkëllente gjithë stadiumi, këtë vit ka dalë gjithnjë mes duartrokitjeve. Ka luajtur edhe si qendërmbrojtës, me përulësi, do na mungojë shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online