Nikolas Pepe është emri që po dikton merkaton e ditëve të fundit. 24-vjeçari është një nga xhevahirët e pasistemuar të merkatos dhe shume klube po vrapojnë drejt tij. Arsenal, Napoli, Liverpul dhe Inter kanë treguar interes konkret drejt afrikanit.
“Sky Sport” tregon se “Topçinjtë” janë klubi që ka avancuar më shumë për Pepe. Londinezët kanë arritur marëveshjen me Lilen për të sjellë sulmuesin në “Emirates Stadium”. Ata kanë ofruar 80 milionë euro, duke plotësuar tërësisht kërkesat e klubit francez.
I vetmi hap është arritja e akordit me lojtarin dhe agjentin e tij. Duke parë që disa klube interesohen për të, mbetet akoma rrugë për t’u bërë. Megjithatë, Emeri është një hap para kundërshtarëve në këtë betejë. Si duket Arsebali ka hequr dorë plotësisht nga Zaha dhe do i shkarkojë të gjitha arkat për yllin nga Bregu i Fildishtë.