“Nuk e lë Valencian për Juven”, italiani refuzon bardhezinjtë!

0

Zhoao Kanselo është me valixhe gati dhe Juventusi po sheh për një tjetër mbrojtës të djathtë. Një ndër emrat e preferuar nga bardhezinjtë është edhe Kristiano Piçini. Italiani la Sportingun e Lisbonës verën e kaluar për t’u transferuar te Valencia.

Përshtatja me ekipin e ri dhe futbollin iberik ndodhi shpejt, Piçini u kthye në një nga pikat më të forta të ekipit, që ia doli të kualifikohet në Champions dhe të fitojë Kupën e Mbretit.

26-vjeçari i lindur në Firence, i cili debutoi me kombëtaren italiane tetorin e kaluar, ka refuzuar transferimin te “Zonja e vjetër”. Ai ka edhe tre vite kontratë me Valencian, ekip në të cilin ndihet për mrekulli.

Sinqerisht që nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare nga Juventusi. Jam i lumtur këtu dhe më pëlqen të qëndroj te Valencia. Më pëlqen qyteti dhe në këtë moment nuk do e lija Valencian për Juven”, thekson anësori italian për Plaza Deportiva.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.