Napoli apo Atletiko? Reali merr vendimin për Hames

Real Madrid ka marrë një vendim për të ardhmen e Hames Rodrigez. Fantazisti kolumbian kërkohet prej kohësh nga Napoli dhe Atletiko Madrid. “Los Blancos” preferonin transferimin e tij te nënkampionët e Italisë, ndërsa lojtari dëshironte “colchoneros”.

Megjithatë, ai nuk do të ndryshojë destinacion. El Chiringuito raporton se Reali ka vendosur ta mbajë në ekip 28-vjeçarin. Dëmtimi i rëndë i Marko Asensios, i cili ka mbyllur sezonin ende pa e nisur, dhe largimi i Bejl drejt Kinës kanë ndryshuar planet e Zidan.

Trajneri francez ka vendosur që Hames do të luajë me Realin sezonin e ardhshëm, ndërsa Napoli dhe Atletiko Madrid duhet të piketojnë një tjetër futbollist për rolin e fantazistit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online