Licencimi i Tiranës, vjen gjoba e majme për federatën

Federata Shqiptare e Futbollit do t’i paguajë UEFA-s një shumë prej 100.000 Eurosh si pasojë e licencimit në kundërshtim të rregullores, që institucioni shqiptar i bëri klubit të Tiranës për pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2017/2018.

Nga hetimi i kryer nga “Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve” (CFCB) rezultoi se FSHF nuk ka zbatuar rregulloren e UEFA-s në lidhje me licencimin e klubit të Tiranës, që pas hetimit të UEFA-s u zbulua se bardheblutë nuk kishin plotësuar asnjë nga kriteret e UEFA-s për licencimet.

Shuma prej 100.000 Eurosh do t’i zbritet FSHF-së nga fondet vjetore që UEFA i shpërndan federatave anëtare. Masë tjetër e marrë nga UEFA ndaj federatës është futja e sektorit të licencimit në një periudhë vëzhgimi tri-vjeçare.

Në rast se FSHF nuk arrin të plotësojë kërkesat e vendosura nga UEFA në lidhje me zbatimin e përpiktë të rregullores së licencimit, atëherë institucioni rrezikon të gjobitet me 150.000 Euro të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *