Vllaznia mendon për të ardhmen, drejtori Firat në Katar

Vllaznia, veç synimit për t’u rikthyer në Superiore menjëherë, po punon edhe për të ardhmen. Drejtori sportiv, turku Engin Firat, ndodhet në Katar për të biseduar me përfaqësues të akademisë Aspire.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi shkodran, që njofton përmes sajtit zyrtar: “Drejtori sportiv i KF Vllaznia, z.Engin Firat, prej disa ditësh ndodhet në Katar. Ashtu siç ishte premtuar, klubi ynë ka nisur bashkëpunimin me disa klube dhe Akademi të ndryshme nëpër botë. Njëra prej tyre është Akademia “Aspire” e Dohas, një nga më të mëdhatë dhe më të mirat në botë.

Drejtori Firat zhvilloi takime me drejtuesit e kësaj Akademie për shkëmbimin e njohurive dhe po ashtu, u bisedua për të gjetur mënyrën e bashkëpunimit në mes Akademisë “Aspire” dhe Akademisë së KF Vllaznia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online