Tifozët e Bajernit presin një verë ndryshe nga të tjerat. Vetë klubi njoftoi kohë më parë me anë të presidentit Hënes se nuk do të kurseheshin për përforcimin e skuadrës.
Mbrojtja është sistemuar me ardhjen e Pavard dhe Hernandez. Tani po punohet me pjesën ofensive. Emri i tij ka qarkulluar gjithmonë, por Bajerni është gati për një ofertë zyrtare.
Flasim për Paulo Dibala, i cili është me valixhe gati dhe shihet si zëvendësuesi i Hames Rodrigez. Ofertat për argjentinasin e Juventusit janë të shumta, por bavarezët duan të fitojnë rivalitetin. Bajern e vlerëson shumë 25-vjeçarin dhe do t’i ofrojë bardhezinjve 80 milionë euro për kartonin e tij.
Kampionët e Italisë kërkojnë më shumë, duan të paktën 100 milionë euro, pavarësisht se Dibala sapo ka mbyllur një sezon aspak pozitiv krahasuar me kualitetin dhe potencialin që zotëron.
Gjithsesi, diferenca mes ofertës dhe kërkesës është e rikuperueshme dhe klubi gjerman do bëjë të pamundurën për të transferuar fantazistin në Bavari sa më shpejt të jetë e mundur.