Leverkuzen e Shalke tregojnë “dhëmbët”, Lajpcig fitore me vuajtje

Janë mbyllur shumica e ndeshjeve të vlefshme për javën e 17-të dhe të fundit të fazës së parë në Bundesligë. Bajer Leverkuzen arriti një sukses mjaft të rëndësishëm 3-1, në një sfidë delikate ndaj Hertës së Berlinit, ku Kai Havertz ishte njeriu i ndeshjes me një dygolësh.

Lajpcigu po ashtu arriti një fitore, e cila ishte mjaft e vuajtur, për mënyrën se si shkoi takimi. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të dyfishtë për vendasit, por në fraksionin e dytë miqtë e Verder Bremenit, shënuan dy herë brenda dhjetë minutave dhe barazuan gjithçka. Diego Deme më pas, ishte heroi takimit, pasi shënoi vetëm dy minuta përpara fundit të kohës së rregullt, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Nga ana tjetër, Shalke 04, duket se po rikthehet nga ndeshja në ndeshje, pasi triumfoi në transfertë ndaj Shtutgartit me shifrat 1-3. Frajburg dhe Dyseldorf fituan në transfertë 0-1, respektivisht ndaj Nurenbergut dhe Hanoverit, duke i zhytur këto të fundit akoma më shumë në fundin e tabelës.

Bajer Leverkuzen 3-1 Herta Berlin
Shënues: Foland 6’, Havertz 23’, 49’ / Torunariga 26’

Hanover 96 0-1 Dyseldorf
Shënues: Fink 90+2’

Nurenberg 0-1 Frajburg
Shënues: Gulde 19’

Lajpcig 3-2 Verder Bremen
Shënues: Klosterman 22’, Verner 44’, Deme 88’ / Kruze 67’ Sargent 77’

Shtutgart 1-3 Shalke 04
Shënues: Gonzalez 76’ / Skrybski 10’, Sane 70’, Katuçu 78’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online