“Tronditen” Siti dhe Çelsi, Liverpuli nis arratinë

Janë mbyllur shumica e sfidave të luajtura për javën e 17-të të Premier Ligës, ku surprizat kanë qenë të pafundme. Mançester Siti dhe Çelsi kanë pësuar disfata në shtëpi, respektivisht nga Kristal Palas dhe Leisteri.

Ndeshja nisi mjaft e mirë për ekipin e Guardiolës, madje u duk se do të ishte një sfidë e lehtë, pasi në minutën e 27-të ishte Ilkai Gyndogan, i cili shënoi golin e avantazhit. Pikërisht në këtë moment, miqtë nga Palasi, u zgjuan dhe shënuan dy herë brenda 2 minutave.

Fillimisht, Shlup baraspeshoi shifrat në minutën e 33-të, ndërsa në minutën e 35-të Tousend dërgoi miqtë në avantazh. Fraksioni i parë u mbyll me avantazhin e Kristal Palas. Pas pushimit, u mendua se Siti do të reagonte dhe do të përmbyste gjithçka, por vetëm gjashtë minuta pasi nisi pjesa e dytë, miqtë kishin mundësinë të shënonin nga pika e bardhë.

Luka Milivojeviç u vu përballë Ederson dhe u tregua i saktë, duke tronditur akoma më shumë “Etihad Stadium”, me shifrat në tabelë që tregonin rezultatin 1-3. Guardiola u detyrua të hidhte në fushë të gjithë “municionin” që i kishte mbetur, me Aguero, De  Bryjn dhe Mahrez, të cilët u aktivizuan.

Ishte pikërisht, belgu Kevin De Bryjn, i cili shënoi për t’i dhënë një shpresë Sitit, duke ngushtuar shifrat në 2-3, pesë minuta përpara fundit. Gjithsesi, humbja nuk u evitua dhe kështu Liverpuli, tashmë ka një avantazh në krye me plot katër pikë.

Ndërkohë, Çelsi u befasua nga Leisteri në shtëpi, me Xhejmi Vardin që vendosi takimin me golin e tij. Pjesa e parë u dominua nga blutë e Londrës, të cilët patën disa raste shënimi, që nuk u konkretizuan. Ekipet shkuan në pushim me rezultatin e bardhë, ndërsa fraksioni i dytë ishte më i ekuilibruar, me miqtë, të cilët guxuan më shumë në sulm.

Ishte Xhejmi Vardi, i cili në fillimin e 45 minutave të dyta, konkretisht në të 51-tën shënoi golin e avantazhit për Leisterin, duke befasuar ekipin e Sarrit. Çelsi u mundua deri në fund të takimit, për të marrë qoftë edhe një barazim, por “dhelprat” rezistuan deri në fund, duke marrë një triumf mjaft të rëndësishëm.

Bornmuth 2-0 Brajton
Shënues: Bruks 21’, 77’

Mançester Siti 2-3 Kristal Palas
Shënues: Gyndogan 27’, De Bryjn 85’, / Shlup 33’ Tousend 35’ Milivojeviç 51’(pen)

Njukasëll 0-0 Fulhem

Uest Hem 0-2 Uotford
Shënues: Dinei 30’(pen), Deulofeu 87’

Çelsi 0-1 Leister
Shënues: Vardi 51’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online