Barcelona sheh nga e ardhmja, monitoron trajnerin e ri italian

Ernesto Valverde po bën shumë mirë me Barcelonën. Drejtuesit e klubit janë të kënaqur me punën e trajnerit dhe raporti i tyre është shumë i mirë, por ata po mendojnë dhe për të ardhmen.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, Barcelona është befasuar nga Roberto De Zerbi, trajneri i Sasuolos, dhe po e monitoron rrugëtimin e tij. 39-vjeçari është një nga të rinjtë premtues të shkollës italiane të trajningut. Ai mori drejtimin e Beneventos në tetor të vitit të kaluar dhe zhvilloi një futboll të bukur, pavarësisht se ekipi u rikthye në Serinë B.

Nikolo De Zerbi

Sivjet po drejton me sukses Sasuolon, ndërsa Barcelona po e ndjek në distancë. Futbolli ofensiv, menaxhimi i detajeve dhe leximi i mirë i ndeshjeve janë ndër cilësitë më të mira të De Zerbit, që vlerësohen shumë dhe nga Barcelona. Elozhe për trajnerin italian thuri dhe Pep Guardiola para disa kohësh, i cili u shpreh se i pëlqente shumë futbolli i ofruar nga Sasuolo.

Valverde qëndron i qetë, ashtu siç De Zerbi duhet të vazhdojë të bëjë mirë me Sasuolon, me shpresën se Barcelona do ta telefonojë një ditë për t’i plotësuar ëndrrën për të drejtuar nga stoli ekipin e Leo Mesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online