Lëv vendos piketat, Gjermania nis nga Nojer

Trajneri i kombëtares gjermane Joakim Lëv ështëi vendosur t’i japë besim të plotë Manuel Nojerit për të ardhmen. 58-vjeçari ka shpjeguar për televizionin ZDF se portieri mbetet numri 1 për momentin.

Në Gjermani është hapur prej kohësh debati nëse Andre ter Stegen meriton më shumë hapësirë dhe Lëv është dakord: “Ter Stegen është portier i klasit botëror tashmë, por nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme, Manuel Nojer do të jetë portieri ynë titullar deri në Euro 2020, absolutisht”.

Me pak fjalë, Ter Stegen mbetet spektator: “Padyshim që ai do të ketë shanset e tij vitin e ardhshme, sepse po luan në nivele të jashtëzakonshme, por Nojer është kapiteni ynë dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëmpër lojtarët dhe për ekipin. Nuk dua të ul vlerat e Ter Stegen, por Nojer ështënumri 1, të paktën edhe për 2 vite”.

OZIL – Trajneri i Gjermanisë ka prekur edhe çështjen e Mesut Ozil: “Mbeta jashtëzakonisht i zhgënjyer që ai nuk më informoi personalisht, kur vendosi tëbraktiste kombëtaren. Të gjithë e dinë që unë jam gjithmonë gati të bisedoj,por duhen dy persona për të pasur një bashkëbisedim. Deri tani nuk kam pasur asnjë sinjal prej tij, do të më pëlqente të sillej ndryshe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online