Ozil shkon që në janar në Itali?

0

Mesut Ozil është në një moment të vështirë të karrierës së tij, sepse pas problemeve të jashtëzakonshme me kombëtaren gjermane pas Kupës së Botës, tashmë edhe tek Arsenali nuk po shkon mbarë për të.

Mesfushori i famshëm nuk duket një pikë kyçe për trajnerin Unai Emeri, i cili nuk është shqetësuar shumë kur gjermani ka munguar për probleme fizike dhe e ka lënë me gjithë qejf në stol në disa raste.

Pa Ozil Arsenali ka ecur shumë mirë dhe ka vendosur rekord pathyeshmërie për klubin, ndaj tashmë drejtuesit e Topçinjve po binden gjithnjë e më shumë se paga prej 20 milionë eurosh që merr mesfushori është një shpenzim absurd.

Nga Anglia ka zëra se Arsenali kërkon ta largojë që në janar Ozilin dhe do ta nxjerrë në treg me një çmim mjaft të ulët, më pak se 30 milionë euro.

Sipas The Sun, që në fakt nuk është ndonjë burim shumë serioz, Interi është i interesuar, duke parë që nuk ka shans të marrë Luka Modric nga Reali. Natyrisht, pyetja e vetme është: çfarë page mund t’i japë Interi Ozilit, i cili nuk ka shans që të zbresë poshtë 15 milionë eurove?

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.