Letër e hapur e Ramos: Jemi katastrofë, marr përsipër fajin

Serxho Ramos ka dalë me një komunikatë publike ku adresuar çdo polemikë rreth tij dhe Real Madrid. Kapiteni  i “Los Blancos” i ka thënë gjërat troç duke mos përdorur justifikime dhe duke marrë përgjegjësi për çdo gjë.

LETRA E RAMOS

Si futbollistë duhet të flasim në fushë, por ky sezon nuk e tregon këtë. Ngjarjet e fundit kanë qenë katastrofike dhe unë nuk po fshihem. Ne nuk po fshihemi. Ne lojtarët jemi kryesisht përgjegjës për këtë gjë, dhe si kapiten, unë më shumë nga të gjithë të tjerët. Prandaj mendova se mënyra më e sinqertë për t’u përgjigjur pikëpyetjeve që po qarkullojnë për ne anembanë botës është që të flasim drejtpërdrejtë për çdo problem.

A ishte një gabim karton i marrë në Amsterdam? – “Absolutisht që ishte gabim dhe marrë përgjegjësi 200% për atë veprim”.

Përse po regjistroje dokumentarin personal gjatë ndeshjes me Ajaksin ? – “Ishte pjesë e marrëveshjes. Gjithashtu nuk më shkoi mendja që ndeshja do të përfundonte në atë lloj mënyra. Me kalimin e minutave periudha e regjistrimit u zvogëlua”.

A pati debat me presidentin në dhomat e zhveshjes ? – “Çdo problem në dhomat e zhveshjes, zgjidhet po në dhomat e zhveshjes. Nuk pati ndonjë problem të madh. Këtu çdokush ka një interes të përbashkët: Real Madridin”.

A kritikova lojtarët mbas ndeshjes ? – “Ne gjithmonë flasim e motivojmë njeri-tjetrin në dhomat  e zhveshjes. Bisedat kryhen gjithmonë në mënyrë konstruktive”.

E vërteta e sherrit në stërvitje me Marselon? “Ne flasim në çdo seancë stërvitore. Kjo është pjesë e pandashme e nj punë me presion si e jona. Marselo është si një vëlla për mua. Ishte thjeshtë një shaka, nga ato që ndodhin nga dita në ditë”.

Ç’po ndodh me trajnerin ? – “Është një vendim që nuk na takon ne dhe nuk duam të ndërhyjmë. Kemi respekt të madh për pozicionin e tij dhe gjithmonë mbështesim trajnerin e klubit tonë”.

Këto reflektime vijnë padyshim si pasojë e një sezoni shumë zhgënjyes, por nëse ne nuk na ndaloi dot suksesi, s’kemi ndërmend ta lëmë humbjen që të na ndalojë. E kemi obligim që të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi. Na duhet të kujtojmë se disa prej nesh janë me fat që luajnë për Real Madridin, disa prej nesh janë me fat që janë bërë pjesë e historisë së këtij klubi. Real Madrid ishte dhe do jetë gjithmonë Real Madrid. Askush nuk e bën legjendë Realin, por të gjithë se bashku e kemi shkruar këtë legjendë. Së bashku na duhet të punojmë për të ardhmen dhe për të rikthyer shpresën, ‘Hala Madrid’!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *