Lerda: Sherifi kundërshtar i rrezikshëm, kam grup me vlera

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, foli sot në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Sherif Tiraspolit. Në fjalën e tij, tekniku i “Demave” u shpreh:

SHERIFI – “Sigurisht që përballë kemi një kundërshtar të cilin do ta vlerësojmë maksimalisht, duke ditur ecurinë e tij gjatë viteve të fundit. Është një skuadër që këtë sezon ka ndryshuar mjaft lojtarë. Por ne do ta vlerësojmë maksimalisht”.

MUNGESA E GOLIT– “Skuadra ka krijuar shumë raste në 2 përballjet e Champions, por nuk kemi arritur të realizojmë. Kjo nuk është problem. E rëndësishme është që ne të krijojmë raste”.

OBJEKTIVI– “Detyrim për ne është që të japim maksimumin. Të zhvillojmë me përpikmëri të gjitha ato që kemi zhvilluar në stërvitje. Për sa i përket kualifikimit ajo do të jetë në vazhdimësi të këtyre që thashë”.

SULMI – “Parësore për mua është të sulmojmë në grup dhe të mbrohemi në grup si skuadër. Ky është objektivi që kam unë”.

PRESIONI – “Kemi bërë 2 paraqitje të mira ndaj Karabakut. Kjo falë respektit që unë kam pasur te skuadra dhe lojtarët e mi, për atë çfarë kanë dhënë në fushë. Treguan që përveçse janë lojtar cilësorë, janë grup me mjaft vlera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online