Partizani ndeshet në orën 17:30 kundër azerëve të Karabak në kuadër të raundit të parë eliminator të Champions League. Franko Lerda ka përgatitur formacionin për ndeshjen e tij të parë zyrtare si trajner i Partizanit. italiani ka vendosur t’i rreshtojë kampionët e Shqipërisë me skemën 4 – 3 – 3.
Në portë s’ka vend për diskutim me Alban Hoxhën që do të mbrojë kuadratin e “demave”. Surpriza e madhe vjen në mbrojtje. Lorenc Trashi është ulur në stol. Lerda ia ka besuar rolin e mbrojtësit të majtë shkodranit Esin Hakaj. Pjesa tjetër e mbrojtjes plotësohet nga dyshja e qendërmbrojtësve Bitri, Belica dhe në të djathtë Ibrahimi.
Në mesfushë Telushit dhe Malës i bashkëngjiten braziliani Melo, i cili do të aktivizohet në të krahun e majtë. Treshja e sulmit përbëhet nga Asani në të djathtë, Mensah në të majtë dhe Çinari në qendër.
Partizani formacioni i mundshëm
(4 – 3 – 3)
Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Mala, Melo, Asani, Çinari, Mensah