Gjatë javëve të fundit lajmet mbi largimin e Leonardos nga klubi i Milanit kanë filluar të bëhen gjithmonë e më të shumta. Drejtori sportiv i “Djallit” duket se është në ditët e fundit në këtë post. Sipas “pianetamilan.it”, braziliani ka dhënë dorëheqjen disa javë më parë, pra ndryshe nga ç’është raportuar më parë, largimi i tij është sigurt, pavarësisht nëse Milani do ia dalë të sigurojë kualifikimin në Champions.
Sipas këtij burimeve të kësaj medie, kundërshtitë midis Leonardos dhe drejtorit të përgjithshëm Ivan Gazidis kanë bërë që braziliani të marrë këtë vendim si pasojë e mungesës së lirisë së veprimit dhe vendimmarrjes në klub.
Braziliani nuk ka përse të shqetësohet, pasi Leonardo është prej vitesh ka ndërtuar një reputacion që gëzon respekt në mbarë botën e futbollit. Federata braziliane e futbollit ka shfaqur interes për t’i dhënë një post drejtues, ndërsa emri i tij josh shumë klube në Francë si Marseja dhe Monako, por nuk përjashtohet as rikthimi te PSG për të zëvendësuar portugezin Antero Henrike.