Leonardo projekton dhuratën e parë “big” për Milanin

Milani kërkon një sulmues dhe tanimë me ndryshimet e ndodhura në klub edhe objektivat mund të ndryshojnë, por sigurisht jo të gjithë. Gonzalo Higuain është një nga ata futbollistë që mbetet në “radarët” e kuqezinjve dhe tanimë mund të ketë zhvillime të reja sikurse raporton “Gazzeta Dello Sport”.

Me Leonardon si drejtor sportiv te kuqezinjtë, Higuain kthehet sërish në objektiv. Braziliani ka tentuar ta marrë sulmuesin argjentinas te PSG-ja, por nuk ia doli dot, kurse tani do kërkojnë ta afrojë te kuqezinjtë.

Gjithsesi ende nuk ka një ofertë zyrtare për futbollistin e Juventusit. Bardhezinjtë kërkojnë për shërbimet e tij shumën e 60 milionë eurove, por ende në zyrat e tyre nuk u ka shkuar një ofertë zyrtare që të nisin tratativat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online