Leonardo e tepron, te Milani tani do tërbohen keq!

PSG ka vënë në shënjestër një tjetër lojtar të Milanit, pas Xhixhi Donarumës. Kuqezinjtë janë treguar të qartë: nëse e duan portierin, duhet të paguajnë 50 milionë euro. Francezët nga ana tjetër duan të përfshijnë në marrëveshjen Alfons Areolan, portierin e tyre. Milani nuk pranon.

Tashmë nga PSG pritet të nisë një tjetër sulm frontal dhe këtë herë për mesfushorin Lukas Paketa, sikurse raporton Corriere dello Sport. Francezët e shikojnë si pasuesin ideal të Adrien Rabio dhe Leonardo po mundohet të përdorë lidhjet e tij për të përmbysur këtë marrëveshje.

Braziliani ishte ai që bëri të mundur transferimin e Paketës te Milani për 35 milionë euro, ndërkohë që tani dëshiron t’ua “vjedhë” kuqezinjve. Ai e si shumë mirë se klubit italian i duhen para për të rregulluar bilancet dhe po tenton ta shfrytëzojë këtë situatë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, pasi trajneri Marko Xhampolo ia ka bërë të ditur drejtuesve se tre prej lojtarëve janë të pashitshëm. Mes tyre është edhe Paketa, së bashku me kapitenin Alesio Romanjoli dhe sulmuesin Kristof Piatek.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online