Legjenda e boksit britanik, Lennox Lewis, foli për herë të parë në lidhje me humbjen befasuese të bashkëkombësit të tij Anthony Joshua ndaj meksikanit Andy Ruiz. Ish-kampioni i peshave të rënda ka sugjeruar që 30-vjeçari Joshua të ndërrojë trajner Robert McCracken. Ndërrimi i trajnerit ka rezultuar një ndër vendimet më të goditura në karrierën e Lewis. Pas humbjes befasuese ndaj Oliver McCall, Lewis filloi bashkëpunimin me trajnerin e kundërshtarit që sapo e kishte mundur, Emmanuel Stewart.
“Nuk mund të shkosh në universitet me mësuesin e klasës fillore. Ai nuk ka përgjigjet për problemet që ndodhin në nivele kaq të larta të boksit. Në këtë moment atij i duhet një “pedagog” i këtij sporti. Ai nuk ishte fare i përgatitur për strategjinë që ndoqi Ruiz”.
“McCracken është një trajner shumë cilësor, por ndoshta ai nuk i përshtatet stilit të cilit Joshua-s i duhet në këtë nivel. Unë ndërrova trajner dhe zgjodha Manny Steward. Ai diti si të shfrytëzonte çdo pikë të fortë që kisha unë si boksier dhe më tregoi gjithçka ç’duhet të tija për të triumfuar”, përfundoi Lewis.