Lautaro Martinez drejt Barcelonës? Agjenti sqaron gjithçka

Lautaro Martinez po zhvillon një Kupë Amerike shumë të mirë dhe bashkëpunimi me Leo Mesin në fushën e blertë po shkon për mrekulli. Kualiteti, forca dhe sensi i golit që ka 21-vjeçari e kanë bindur Barcelonën të investojë për të.

Në Spanjë kanë publikuar lajmin që klubi katalanas është gati të paguajë klauzolën prej 112 milionë eurosh të sulmuesit zikaltër. Interi nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij, por gjithçka është në dorë të lojtarit. Rreth kësaj çështje ka folur edhe agjenti i Martinez, Beto Iakue për “Passione Inter”.

Kam dëgjuar zërat e interesimit të Barcelonës, por askush nuk ka biseduar me ne. Nuk e kam idenë se si do të sillet Interi përpara ofertës së Barçës, pyetini vetë. A është i lumtur Lautaro në Milano? Nuk mund të flas në emër të tij. Askush nuk ka ka thirrur për rinovimin e kontratës. Është logjike që ai dëshiron të luajë sa më shumë”, përfundon agjenti i sulmuesit latin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online