Shtubina: Futbollit nuk i dihet, në Europë s’ka ekipe të dobëta

Ndriçim Shtubina vjet bëri sezonin e tij më të mirë, duke shënuar 10 gola me fanellën e Laçit. Shkodrani do të jetë pjesë e kurbinasve të paktën edhe për Europën, ndërkohë që nuk e ka fshehur dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me bardhezinjtë edhe në sezonin e ardhshëm.

Së fundmi ai ka folur për sfidën e Europës me Hapoel Ber-Sheva dhe Shtubina e pranon se çdo kundërshtar në arenën ndërkombëtare është i fortë. Izraelitët nuk ishin të preferuarit e kurbinasve, por do të duhet të përballen me ta.

“Kur morëm vesh shortin e dinim që ishte e fortë, në Europë ashtu janë të gjitha ekipet. Ne do e provojmë, do japim maksimumin dhe më pas të shohim”, deklaron Shtubina për Supersport. Gjithsesi ai nuk dorëzohet.

“Duhet të mbrohemi fort, nëse kemi fat, pse jo edhe të shënojmë. Nuk duhet të dorëzohemi, futbollit nuk i dihet. Klubi po punon edhe për sezonin e ardhshëm dhe do jemi më të fortë. Vitin e shkuar patëm pak probleme. Afrimet e bëra nuk janë vetëm për Europën, por edhe për kampionatin. Me këto lëvizje besoj se sërish do jemi kandidatë për të marrë pjesë në kupat e Europës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online