Dëshiron një sulm edhe më të frikshëm, zbulohet synimi i Klop

0

Liverpuli ka një ndër repartet e sulmit më të fortë në botë, por Jyrgen Klop e di mirë që diçka e tillë nuk mjafton. Kampionët në fuqi të Evropës duan të fitojnë gjithçka sezonin e ardhshëm, por objektivi i madh mbetet fitimi i Premier Ligës.

Kampionati mungon prej vitit 1990 dhe djemtë e Klop do të bëjnë maksimumin për t’ia dalë. Sipas “Le10Sport”, trajneri gjerman po insiston të rikthejë Filip Kutinjon në Anfield. Braziliani u largua nga Liverpuli te Barcelona janarin e vitit 2018, por nuk u përshtat kurrë te kampionët e Spanjës.

27-vjeçari është gati të rikthehet aty ku “shpërtheu”. Barcelona mund ta bëjë Kutinjon pjesë të marrëveshjes së rikthimit të Nejmar në Katalunjë. Nëse nuk ndodh diçka e tillë, Liverpuli do të hidhej në sulm për ta rikthyer përsëri në ekip, aty ku Kutinjo kaloi pesë sezone të bukura.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.