Mauro Ikardi ka një dëshirë për të ardhmen. Zërat e merkatos e lidhin me një largim nga Interi, por sulmuesi argjentinas dëshiron të qëndrojë. Të paktën edhe një vit.
Kështu shkruan Tyc Sports, ndërsa diçka e tillë është konfirmuar edhe nga Uanda Nara, agjentja dhe gruaja e ish-kapitenit zikaltër.
Megjithatë, vështirë që kjo dëshirë të realizohet. Antonio Konte nuk e preferon 26-vjeçarin. Largimi i tij ka qenë një kusht thelbësor i kërkuar nga trajneri leçez. Konte ka kërkuar siguri që Ikardi do të largohet dhe më pas ka firmosur kontratën me Interin.