Largimi i parë “big” nga Juventusi, anësori mes dy zjarresh!

Juventusi ka qenë një ndër klubet më të qeta deri tani, për sa i përket merkatos. Te bardhezinjtë ende nuk kanë nisur lëvizjet e para, por diçka e tillë duket se do të ndryshojë në ditët e ardhshme.

Diçka të tillë e raporton “Tuttosport”, sipas të cilëve Dagllas Kosta ka bërë gati valixhet dhe është thuajse i larguar nga Torino. Braziliani me sa duket është në kërkim të sfidave të reja dhe nuk kërkon të vijojë të jetë pjesë e Serie A.

Destinacioni i ardhshëm i anësorit pritet të jetë Ligue 1 ose Premier League. PSG dhe Mançester Junajtid kanë shfaqur interes konkret për 28-vjeçarin dhe një nga dy ekipet pritet të jetë edhe shtëpia e re e Dagllas Kostës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online