Probleme të tjera në Europa League, trazira nga tifozët në Zvicër

Ditën e sotme rikthehet të luhet Europa League, teksa do të sfidohen ndeshjet e vlefshme për fazën e 1/16-ave. Në kuadër të ndeshjeve që do të luhen, janë raportuar shumë probleme, ku tifozë të shumtë janë përleshur.

Pas trazirave në Romë, ku tifozë të Lacios, janë përballur me ata spanjollë që vinin nga Sevija, tashmë probleme të tjera raportohen nga Zvicra. Në kuadër të ndeshjes midis Zyrihut dhe Napolit, mediat helvete, kanë raportuar se tifozët italianë, janë sulmuar nga ata zviceranë.

Gjithashtu, edhe makinat me targa italiane, të cilat kanë qenë në afërsi të stadiumit janë sulmuar. Ndeshja midis Zyrihut dhe Napolit, do të luhet në mbrëmje në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online