Lapadula ikën nga Xhenoa, mbetet në Serie A

Xhenoa ka arritur ta përforcojë skuadrën me disa lojtarë cilësorë si Zapata, Gumus apo Barreka. Megjithatë, klubit italian i duhet të largojë disa futbollistë për të ulur barrën e rrogave. Ish-sumuesi i Milanit, Xhanluka Lapadula është një prej atyre që bëjnë valixhet gati.
29-vjeçari nuk ka bindur aspak me formën e tij, duke e mbyllur sezonin e shkuar me vetëm një gol të shënuar. Leçe, e sapongjitur në elitën e futbollit italian, është në gjurmët e lojtarit ofensiv. Siç raportohet nga mediet përtej Adriatikut, marrëveshja mes dy klubeve është në hapat e fundit.

Lapadula pritet të huazohet me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Kujtojmë që Xhenoa ka shpenzuar jo pak për të, duke e blerë për 11 milionë euro nga Milani në verën e kaluar. Leçe ka arritur dakordësinë me lojtarin mbi termat financiare. Lapadula e dëshiron shumë një lëvizje në këtë moment, duke parë ngërçin që po përjeton.

GENOA, ITALY – AUGUST 26: Gianluca Lapadula of Genoa CFC reacts during the Serie A match between Genoa CFC and Juventus at Stadio Luigi Ferraris on August 26, 2017 in Genoa, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online