Lajpcig fillon merkaton, i blen PSG-së një fantazist

RB Lajpcig ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit me tipare sulmuese Kristofer Nkuku nga PSG. I riu francez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën gjermane. Nga shitja e lojtarit PSG ka përfituar 15 milionë euro.

Nkuku ka qenë një ndër talentet më premtues të nxjerrë nga akademia e klubit parisien, por minutat për të 21-vjeçarin te kampionët e Francës po bëhen gjithmonë e më të paktë. Në katër vite te PSG, Nkuku u aktivizua në 78 ndeshje ku shënoi 13 gola.

Nga shitja e Nkuku Lajpcig ka përfituar 15 milionë euro. 21-vjeçari nuk është i vetmi talent i akademisë së PSG që shitet gjatë kësaj merkatoje. Tre javë më parë klubi parisien arkëtoi 13 milionë euro nga shitje e kartonit të sulmusit Musa Diabi te Leverkuzen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online