Interesim serioz, Hysajn e do surpriza e Champions Ligës

Kieran Tripier la Totenhemin për t’u transferuar tek Atletiko Madrid. 28-vjeçari firmosi një kontratë 3-vjeçare dhe është gati të nisë aventurën e re me ekipin e Diego Simeones.

Shitja e lojtarit të kombëtares angleze detyron Totenhemin të kërkojë një mbrojtës të djathtë. Dy janë objektivat sipas Sportmediaset: Elseid Hysaj dhe Alesandro Florenci.

Shkodrani është drejt largimit nga Napoli, por nuk po arrin akordin me klubin e ri, pavarësisht interesimit të madh. Hysaj u përfol gjatë edhe për një kalim te Çelsi gjatë sezonit të kaluar, ndërsa tani mund të luajë me finalistët e Champions Ligës.

Nëse nuk arrihet akordi me Napolin, Poçetino do të niste sulmin për lojtarin romanist. Fonseka dëshiron ta mbajë Florencin në ekip, por një ofertë tunduese nga Totenhemi do ta transferonte atë në Premier Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online