Kombëtarja jonë do të presë mbrëmjen e nesërme Turqinë në “Loro Boriçi”. Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga takimit, në kampin turk kanë mbërritur lajmë jo të mira. Mesfushori i Istanbul Bashakshehir, Irfan Kahveçi ka lënë grumbullimin si pasojë e një dëmtimi.
23-vjeçari është një pikë kyçe për formacionin e Gynesh dhe do të jetë një mungesë e rëndësishme. Gjithashtu, mbrojtësi Hasan Ali Kaldirim është në gjendje gripi dhe është në dyshim për sfidën e nesërme. Dy lajme jo të mira për turqit, por mjaft pozitive për kombëtaren tonë.