VIDEO | Kosova spektakolare, fitorja i “vidhet” vetëm në limite

Kosova dhe Danimarka janë ndarë në një barazim spektakolar 2-2 në takimin miqësor mes tyre. “Dardanët” bënë një ndeshje të shkëlqyer përballë yjeve danezë, që e kishim marrë shumë seriozisht këtë takim. Goli i parë u shënua nga Rrahmani. Mbrojtësi ndëshkon miqtë me një goditje me kokë në minutën e 43’ të takimit.

Në të dytën, miqtë barazuan me anë të yllit të skuadrës, Kristian Eriksen. Mesfushori i Totenhemit tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe rikthen baraspeshën në minutën e 63’. Por vetëm 3 minuta më vonë, Celina shënon një supergol, pas kombinimeve të shkqlyera me Zenelin. Megjithatë, “Dardanët” nuk arritën të fitonin, pasi lojtari i Sauthempton, Hojbjerg barazoi gjithçka në minutat e fundit.

Kosovë – Danimarkë  2-2
Rrahmani 43’, Celina 66’ / Eriksen 63’, Hojbjerg 90+2’

Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Halimi, Shala, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi. Trajner: Bernard Shaland

Danimarka: Shmajkëll, Dalsgard, Kristensen, Jorgensen, Ankersen, Brethuait, Lerager, Delanei, Hojbjerg, Jorgensen, Larsen. Trajner: Age Hareide

EPISODET

90+’ Mbyllet 2-2 takimi ne “Fadil Vokrri”

90′ Gol Danimarka. Hojbjerg shenon ne minutat e fundit. 2-2

66′ GOOOOOOOOOOOOOL ! Arbër Zeneli dhe Bersant Celina dhurojnë spektakël, me këtë të fundit që finalizon në mënyrë perfekte, duke çmendur në festë stadiumin. 2-1 në favor të Kosovës.

63′ Penallti në favor të Danimarkës. Herolind Shala shkakton një faull në zonë dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për miqtë danez. Kristian Eriksen tregohet i saktë dhe baraspeshon gjithçka. 1-1

43 Gooooool Kosova!! Rrahmani kërcen më lart se të gjithë dhe ndëshkon portierin Shmajkëll me një goditje me kokë. “Dardanët” na avantazh dhe çfarë feste në stadiumin “Fadil Vokrri”.

29’ Shumë pranë golit Kosova. Zeneli bën mirë nga krahu i majtë dhe topi del në qendër të zonës për Muriqin, i cili godet me të majtën, por pak centimetra larg portës. Shpëton Danimarka

7′ Kërcënimi i parë vjen nga Kosova. Zeneli është shumë i rrezikshëm me gjuajtjen e tij, por ndal portieri Shmajkëll

1′ Fillon takimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online