VIDEO | Rikthimi në shtëpi, tifozët emocionojnë Blazhikovskin

Kuba Blazhikovski bëri një gjest që u vlerësua nga e gjithë bota e futbollit një muaj më parë, teksa vendosi të transferohej në klubin ku ai u bë i njohur, pikërisht ne ekipin e Visla Krakov. Polaku luan vullnetarisht për ekipin e Vislës, pasi këta të fundit janë në prag falimentimi.

Ditën e sotme, Blazhikovski bëri debutimin e tij në shtëpi, teksa u rikthye pas shumë kohësh. Në sfidën e luajtur, Visla e tij fitoi minimalisht 1-0, ku golin e fitores e shënoi pikërisht ai. Në minutën e 40-të, Kuba u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë triumfin ekipit të tij.

Gjithsesi, ajo që vodhi më së shumti vëmendjen ishte pritja që i bënë tifozët kapitenit të tyre.  Një koreografi e gjitha për të, teksa thërrisnin në kor emrin e tij. Një kujtim, që zor se mund të harrohet nga Kuba Blazhikovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online