Lajme të mira për Lerdën, titullari i “demave” rikthehet nga dëmtimi

Partizani do të luajë sfidën e kthimit kundër Sherif Tiraspolit ditën e mërkurë, në Moldavi. Sfida e datës 1 gusht do t’i gjejë “Demat” me një armë më shumë në arsenalin e tyre, pasi sulmuesi Jurgen Bardhi është rikthyer nga dëmtimi.

Sulmuesi i talentuar pati pësuar një dëmtim në kofshë dhe qëndroi rreth një muaj jashtë fushave. Tashmë, 21-vjeçari duket se është rikuperuar dhe sot ka kryer seancën e plotë stërvitore. Partizanit do t’i duhet të përmbysë humbjen 0-1 në “Selman Stermasi” nëse synon që të avancojë në fazën tjetër të Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online