Lajm i mirë për Manajn, mund të rikthehet që këtë javë… me maskë

Sulmuesi kuqezi, Rei Manaj pësoi një dëmtim të rëndë javën e shkuar, pas një përplasjeje të frikshme në sfidën kundër Grandas, e vlefshme për La Liga 2.

Bomberi i Albasetes u shtrua menjëherë në spital, aty ku mori shërbimin e duhur për frakturën e pësuar në hundë, ku flitet edhe për një thyerje të kockës kryesorë.

Gjithsesi, rikthimi për Manajn në fushat e blerta nuk do të jetë larg dhe sipas spanjolles “AS”, sulmuesi kuqezi mund të luajë që këtë javë përballë Sporting Gijonit.

21-vjeçarit do t’i duhet të mbajë të veshur një maskë mbrojtëse në rast aktivizimi. Manaj ka luajtur 13 ndeshje këtë sezon në La Liga 2, ku ka arritur të shënojë edhe 5 gola.

Momenti i dëmtimit të sulmuesit kuqezi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online