Lajm i mirë për Gatuzon, përforcohet mbrojtja para derbit

Pas një jave Milan dhe Inter përballen në derbin e Milanos, ndërsa ekipet po vazhdojnë përgatitjet e tyre për këtë ndeshje të veçantë. Atmosfera është pozitive, ndërsa të dy palët kërkojnë të fitojnë ndeshjen, mbi të gjitha për tifozët respektivë.

Në kampin milanist situata është e qetë, ndërkohë që një lajm i mirë ka ardhur nga infermieria. Alesio Romanjoli dhe Matia Kaldara janë drejt rikuperimit nga dëmtimet respektive. Dy qendrat e mbrojtjes ndodhen në gjendje të mirë dhe siç citon “Gazzetta dello Sport”, ata do të jenë të gatshëm për trajnerin Gatuzo në derbin e Milanos.

Lojtarët nuk kanë marrë pjesë në miqësoren e djeshme midis ekipit të parë dhe ekipit të të rinjve, por prania e tyre përballë Interit është e sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online