Boateng në qendër të vëmendjes, largohet nga Kombëtarja

Zherom Boateng nuk është në një moment të mirë, diçka çka u dëshmua dhe në ndeshjen e fundit me Holandës. Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut është kritikuar jo pak për paraqitjen e tij. Gjithsesi, në sfidën me “tulipanët” jo gjithçka ka shkuar mirë për Boatengun, i cili ka pësuar dhe një dëmtim.

Diçka të tillë e bën të ditur federata gjermane, e cila ka njoftuar përmes në sajtin e saj se mbrojtësi ka lënë grumbullimin, duke humbur në këtë mënyrë ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, e cila do të jetë ajo me Francën të martën që vjen.

Boateng numëron 86 ndeshje me skuadrën e parë të Gjermanisë që nga vitit 2009, duke shënuar dhe një gol. Pas paraqitjeve të fundit e ardhmja e 30-vjeçarit me bluzën e përfaqësueses është vënë jo pak në pikëpyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online