Nikolas Pepe është një “xhevahirët” që akoma nuk ka dalë nga “miniera”. Për talentin afrikan interesohen një sërë skuadrash. Megjithatë, sipas raportimeve të “L’Equip” ai ka vetëm një dëshirë në mendje. 24-vjeçari i Lile ka objektiv të transferohet te PSG. Ai është ambientuar në Francë dhe nuk i pëlqen të shkojë në një shtet tjetër, ku do duhet t’ja niste nga fillimi.
Sulmuesi është në pritje të ofertës pariziene për të bërë kapërcimin e madh të karrierës. Me këtë lajm, ka dëshpërim në palët e skuadrës së Interit. Zikaltrit ka muaj që janë vënë pas shërbimeve të Pepe. Marota e ka në krye të listës talentin nga Bregu i Fildishtë.
Mund të ketë ende një fije shprese nëse PSG nuk bën asnjë lëvizje për të blerë yllin e Liles. Ardhja e Leonardos ka ndryshuar strategjinë e merkatos dhe nuk është akoma e qartë nëse do hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e Nikolas. Shitja e Nejmar pritet të jetë çelësi i ardhjes së Pepe në “Parc de Princes”.