Presidenti i Federatës gjermane të futbollit, Rajnhard Grindel, pritet të japë dorëheqjen pas tri vitesh nga ky post në ditët në vazhdim.
Lajmi u raportua fillimisht nga “Spox”, ndërsa tani është konfirmuar nga thuajse të gjitha mediet e njohura në Gjermani. Kandidati favorit për të zëvendësuar 57-vjeçarin është Filip Lam.
Ish-mbrojtësi i Bajernit punon prej disa vitesh në adminitratën e federatës dhe është një figurë me mbështetje të gjerë nga i gjithi opinioni publik . Emërimi i tij në krye të institucionit qeverisës së futbollit gjerman do të përmirësonte ndjeshëm imazhin e federatës.
DFB-Boss Reinhard #Grindel vor dem Aus – wird Philipp #Lahm sein Nachfolger?https://t.co/aKZDuQ5ORL
— MVolkmar (@MartinVolkmar) April 1, 2019