Komisioni i Disiplinës i La Ligas ka vendosur që të pezullojë të gjitha ndeshjet e mbetura të skuadrës së Reus Deportiu. Skuadra që aktivizohet në Segunda Divizion, nuk të lejohet të zbresë më në fushë, ndërsa ndeshjet e mëparshme nuk do të preken.
Arsyeja për këtë pezullim është situata e vështirë financiare e klubit, që nuk paguan prej muajsh lojtarët dhe ndër të tjera ka akome dhe shumë borxhe të prapambetura për të shlyer.
Interesant është fakti se Federata Spanjolle (RFEF) është kundër këtij vendimi pretendon që Liga (La Liga), ta kthejë mbrapsht këtë vendim. Drejtuesit e klubit të Reus Deportiu kanë 15 ditë kohë për të apeluar këtë vendim në gjykatën administrative sportive.