La futbollin për t’u bërë muzikant, Osvaldo: Vendimi më i mirë i jetës sime

Pablo Daniel Osvaldo është një emër që prej kohësh i ka larë duart me futbollin. Ish-sulmuesi i Romës, Interit dhe Juventusit prej dy vitesh ndjek një tjetër pasionin, atë të muzikës. Karrierën si muzikant Osvaldo e vazhdon në qytetin e tij të lindjes, Buenos Aires, Argjentinë.

Në një intervistë për medien angleze “The Sun”, 32-vjeçari ka shpjeguar se çfarë e shtyu të linte futbollin  e të niste karrierën si muzikant.

“Shumë njerëz më quajnë të çmendur, pasi thonë: Je i çmendur, po jetoje një ëndërr, po luaje në klubet më të mira botës… Jam i bindur që nuk do më kuptojnë kurrë, por në fund zgjodha të ndjek pasionin tim.”

“Jam një njeri që dua të kem liri në çdo fushë të jetës. Futbolli ka me qindra rregulla dhe kjo nuk më pëlqente. Jam krenar për ato se çfarë kam arritur me anë të futbollit, por në atë sport detyrohesh të jetosh një jetë false”

“Nuk njihesh më si Osvaldo, por thjesht si një atlet me vlerë miliona dollarë, kjo është e vetmja gjë që u intereson njerëzve për ty. U lodha, po çmendesha dhe prandaj vendosa t’i përkushtohem muzikës dhe mund të them se ka qenë një ndër vendimet më të mira që kam marrë ndonjëherë”, tha argjentinasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online