“I treti i vërteti”, te Kamza nuk duan më lëvizje

Sigurisht që gjithnjë thuhet që shumë lëvizje e bëjnë të vështirë suksesin, por në Kamzë kanë insistuar për të gjetur atë të duhurin, që sipas tyre do të jetë Klodian Duro. Ish-lojtari i Kombëtares ishte i treti timonier në pak muaj.

Fundi i edicionit të shkuar gjeti në stol Julain Ahmatajn, në verë u emërua Pietro Vierkovud, por italiani u largua pa ardhur mirë. Më pas e mori drejtimin Bledar Devolli, i cili drejtoi vetëm në 3 ndeshjet e para dhe më pas i la vendin ish-trajnerit të Kukësit.

Sezoni i ri, java e tretë dhe trajneri i tretë i emëruar. Te Kamza duan që të gjejnë atë qetësinë për të mos bërë më lëvizje, pasi nuk do të kishte më sens. Duro nuk duhet të zhgënjejë dhe këtë gjë e di mirë. Skuadra nga periferia e kryeqytetit është në kuotën e 3 pikëve, pasi ka marrë një fitore me Tiranën në javën e parë dhe është mundur në shtëpi nga Partizani si dhe së fundmi në transfertë nga Teuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online